Këngëtarja e njohur botërore vesh fustanin e ngjashëm me të Gilit

Gili ka publikuar një fotografi të re në Instagram, me të cilën ka krahasuar fustanin e saj me atë të artistes me famë botërore.

ShowBiz

11/01/2019 16:49

Gili ka ndarë me ndjekësit një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën tregon se fustanin që e kishte veshur vite më parë, këtë vit e ka veshur me elemente të ngjashme ylli botëror, Madonna, shkruan lajmi.net.

“Bredhi i vitit te ri inspirues per fustanat skenik festiv?
Gili – Akordet e Kosoves 1989
Madona sivjet.”, ka shkruar Gili.

Këngëtarja, në këtë fotografi shihet me fustan të inspiruar nga bredhi i Vitit të Ri, ndërsa me elemente të ngjashme ishte edhe ai i Madonnës.

Kujtojmë që Gili ka përfunduar një vit shumë të suksesshëm në karrierë, ndërsa planifikon projekte të reja për këtë vit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bsf9Qi5lBeO/