Këngëtarja e njohur bashkëpunon me kantautorin Flori Mumajesi (Foto)

Është pikërisht Besa Kokëdhima këngëtarja e cila do të sjell projektin e ri në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

ShowBiz

20/03/2017 13:27

Këngëtarja tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, tashmë duket se po i kthehet muzikës, shkruan lajmi.net.

Besa e ka bërë të ditur këtë gjë përmes rrjeteve sociale, e cila gjithashtu tregoi se kënga do të ketë titullin “Kokëfortë”.

Kënga do të dal në treg këto ditë dhe pritet të jetë një ‘hit’ i vërtetë, ashtu si shumë të tjerë të punuar nga Flori. /Lajmi.net/