Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të tretë

Familja e këngëtares së njohur, Jessica Simpson është duke u rritur.

ShowBiz

19/09/2018 17:29

Këngëtarja dhe dizajnerja e modës në rrjete sociale të martën bëri të ditur se po pret fëmijën e tretë, shkruan abcnews transmeton lajmi net.

Anëtari i ri i familjes është vajzë.

“Kjo vajzë e vogël që po vjen do të bëj familjen tonë me 5 anëtarë”, ka shkruar ajo duke publikuar vajzën dhe djalin e saj të rrethuar me balona ngjyrë pink.

“Nuk mund të jemi më të lumtur sa kjo dhuratë e jetës”, përfundon Simpson.

Simpson, 38 vjeçe dhe Eric Johnson 39 vjeç aktualisht janë prindër të dy fëmijëve: vajzës, Maxwell Drew 6 vjeçe dhe djalit Ace Knute 5 vjeç.

“Kam dy fëmijë të bukur dhe tani jam në pritje të fëmijës së tretë. Ata janë shumë të ëmbël”, shprehet ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn3teUmA9Gr/?taken-by=jessicasimpson

https://www.instagram.com/p/Bn3thv7AaZB/?taken-by=jessicasimpson