Këngëtari shqiptar lanson këngën e realizuar nga producenti i Justin Bieber

Është i ri në moshë, por sukseset e tij nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

09/01/2018 19:59

Fjala është për këngëtarin shqiptar Durim Morina,i njohur me emrin Mirud, i cili jeton në Amerikë, ku po e zhvillon karrierën e tij artistike, shkruan lajmi.net

Së fundmi, Durimi ka publikuar këngën në gjuhën shqipe, të titulluar ‘Ende të dua’.

Ky projekt muzikor është punuar nga Mason Levy, Mantra që është producenti i këngës ‘Sorry’ të Justin Bieber,  nga Arthur Pingrey dhe nga Florent Boshnjaku, me tekst të vet Durimit dhe Elhaida Danit.

Klipi i këngës u finalizua në New York dhe u bë nga vet Durimi dhe New Genius./Lajmi.net/

YouTube player