Këngëtari që sakrifikon anën financiare për të sjell vlera muzikore (Video)

'Zgjohem me ty' është balada e fundit e Hysni Zeqirit i cili muzikën e bën vetëm për të ofruar diçka të bukur në tregun muzikor shqiptar.

ShowBiz

19/02/2016 22:53

Për të muzika është pasuri shpirtërore, ndërsa mundi nuk mungon për të sjellë diçka të mirëfilltë tek publiku ani pse prej kësaj pune nuk ka përfitime financiare shkruan lajmi.net.

Hysniu e ka përfunduar aktrimin ndërsa për Lajmi.net ka treguar se përse ka vendosur të mirret pikërisht me muzikë.

“Muzika për mu është një pasuri shpirtërore dhe mundohem që me aq sa di dhe mundem ti ofroj publikut diçka te mirëfillt” ka thënë ai duke shtuar se:

“Ështe çështje përcaktimi, pra duhet të vendosësh në mes të asaj që tani për tani është kërkes e tregut ose asaj që mendon se janë vlera. Sigurisht që do doja të kishte dhe përfitime, por kam zgjedhur të sakrifikoj anën financiare për të ofru diçka më të bukur”.

Hysniu ka gjithsej 15 këngë, 3 prej tyre janë balada, ndërsa 10 janë të realizuara me video.

Për Lajmi.net ai ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim i cili do të jetë i dyti me radhë. Këtë herë bëhet fjalë për një vajzë që nuk është e njohur në tregun muzikor, mirëpo ka një zë shumë të veçantë./lajmi.net.

YouTube player