Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon me humanizëm (Foto/Video)

Në mesin e shumë personave që bëjnë humanizëm, së fundi nga estrada jonë më i njohuri është këngëtari Labinot Tahiri.

ShowBiz

21/02/2017 12:46

Ai kohën e fundit ka marrë shumë iniciativa për ndërtimin e shtëpive për personat me nevojë, shkruan lajmi.net.

Pasi dëgjoi që një shtatë vjeçare nga Podujeva e kishin kafshuar qentë endacak dhe gjendja ekonomike e familjes së saj ishte e rëndë, Labi ndërmori një aksion për ndërtimin e shtëpisë familjes së vogëlushes.

Në rrjetet sociale ai tregoi se do të vazhdoi grumbullimin e parave për këtë shtëpi.

Labi, disa nga mbrëmjet muzikore që mbanë tash e një kohë ia dedikon “humanizmit”.

Mbrëmë, këngëtari ishte në vizitë tek familja e vogëlushes, nëpërmjet një video-live ishim në gjendje të shohim se çfarë u premtoi ai. /Lajmi.net/