Këngëtari i njohur: Nora Istrefi më ka zhgënjyer

Mes artistëve ka miqësi të mira, por nganjëherë edhe xhelozi e marrëdhënie të ftohta.

ShowBiz

21/01/2018 13:25

Këngëtari Ylli Limani ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush Luan”, shkruan lajmi.net.

Në njërën prej lojërave, ai u pyet se kush prej artisteve e ka zhgënjyer atë pasi ia kishte shkruar tekstin.

I vënë në siklet, Ylli e përmendi emrin e Nora Istrefit, pasi ai ia kishte shkruar tekstin e këngës “Majëm”.

Por, ai la të nënkuptohet se kjo gjë ishte vetëm shaka, ngase pas përgjigjes i tha asaj përmes ekranit “Të dua”. /Lajmi.net/