Këngëtari i njohur italian vjen në Shkup më 30 shtator

Këngëtari i njohur italian, Eros Ramazzotti pritet të mbajë koncert madhështor në Shkup.

ShowBiz

11/09/2018 17:49

Ai tash e një kohë ka nisur turneun botëror “Vita ce n’e” ku përpos vendeve të ndryshme të botës përfshihet edhe Maqedonia, shkruan lajmi net.

Erosi ka bërë të ditur se do jetë në Shkup me 30 shtator në “VIP Arena”, që padyshim se do jetë një mbrëmje e paharruar.

Ramazzotti shquhet për zërin e tij unik duke mos lënë anash edhe performancat e veçanta që bën, i cili mbush koncertet me mijëra shikues.

“Otra como to”, “La cosa mas bella’ dhe “Piu Bella Cosa”, janë vetëm tri nga projektet e suksesshme të tij. /Lajmi.net/