Këngëtari i njohur italian vjen në bashkëpunim me Dua Lipën

Këngëtari i njohur, Andrea Bocelli po vazhdon të jetë goxha aktiv me projekte të reja.

ShowBiz

23/10/2018 23:59

Ai ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës me artisten kosovare me famë botërore, Dua Lipën me këngën “If Only”, shkruan lajmi.net

Projektin e bëri të ditur për BBC Radio 2, të hënën teksa postimin më pas e ndau me ndjekësit në Facebook.

Në videon e publikuar në rrjete sociale legjenda e muzikës klasike shfaqet në studio me Duan, zërin e së cilës e ka cilësuar si tejet të veçantë.

Nga ana tjetër, artistja 23 vjeçare nuk po ndalet së publikuari këngë solo pa lënë anash edhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/andreabocelli/videos/1443442139120073/