Këngëtari i njohur blen apartament të ri miliona dollarësh

Këngëtari i njohur John Legend dhe Chrissy Teigen ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë.

ShowBiz

23/05/2018 14:29

Chrissy Teigen të premten kishte hedhur poshtë një raport gazete në Twitter, ku pretendohej se ajo dhe burri i saj ishin dëbuar nga një apartment i New York City, shkruan dailymail transmeton lajmi net.

Polemika buronte nga një raport i New York Daily News se vendbanimi i tyre ishte i paligjshëm dhe afatshkurtër dhe se shumë shpejt do lironin vendin e banimit.

Për këtë kishte reagur edhe këngëtari duke thënë se: “Këto janë 3 foto të ndara në kohë të ndryshme dhe nuk kemi ide se për çka po flisni, por në rregull çfarëdo që ju ndihmon për lajmet … edhe pse është veprim mjaft i ulët”.

Përveç kësaj, ata së fundmi kanë dhënë lajmin se kanë blerë një banesë të re e cila kushton mbi 9 milion dollar. /Lajmi.net/