Këngëtari grushton gjyqtarin

Tifozët e Olimpia Lubjanës ishin të hidhëruar me ndarjen e drejtësisë në duelin kundër Budiveljnikut, por këngëtari Zoran Predin e tejkaloi kufirin. Ai e goditi njërin prej tre gjyqtarëve derisa ata ishin duke u larguar nga parketi i sallës në Tivoli. Olimpia humbi në shtëpi nga skuadra ukrainase me rezultat 87:83 dhe nuk do të…

Sport

20/02/2014 11:35

Tifozët e Olimpia Lubjanës ishin të hidhëruar me ndarjen e drejtësisë në duelin kundër Budiveljnikut, por këngëtari Zoran Predin e tejkaloi kufirin.

Ai e goditi njërin prej tre gjyqtarëve derisa ata ishin duke u larguar nga parketi i sallës në Tivoli.

Olimpia humbi në shtëpi nga skuadra ukrainase me rezultat 87:83 dhe nuk do të luajë në çerekfinale të Eurokupës.

“Desha ti tregoj gjyqtarit se çka mendoj për të, por kujdestarët më përmbajtën. Në emocionet e tifozit të zjarrtë, padrejtësitë ishin të mëdha. Nuk do të ndodh më, kështu nuk duhet të reagojë askush”, deklaroi pas incidentit Predin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë ndëshkimi për klubin slloven. Dueli në Ljubjanë u gjykua nga portugezi Luis Lopez, italiani Carmelo Paterniko dhe spanjolli Oscar Perea.