Këngëtari i grupit “U2” ka një kërkesë për ShBA-në

Këngëtari i njohur irlandez Paul David Hewson i njohur si Bono, vokalisti i grupit "U2" është angazhuar për ndihmë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Bota

13/04/2016 18:28

Gjatë një dëgjimi të mbrëmshëm në një nënkomitet të Senatit të Shteteve të Bashkuara në Uashington, Bono tha se një “Plan Marshall” është i nevojshëm për Lindjen e Mesme, i ngjashëm me atë kur u dërguan ndihma masive të Shteteve të Bashkuara për rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai, po ashtu, ka kërkuar nga ligjvënësit amerikanë të ndihmojnë duke e kundërshtuar “një krizë ekzistenciale” në Evropë, derisa në Britani shqyrtohet mundësia e largimit nga Bashkimi Evropian.

Dëgjimi i yllit të muzikës rok u bë derisa në Kongresin e Shteteve të Bashkuara ka filuar procedura për një legjislacion përfundimtar të shpenzimit, me të cilin mund të përfshihen shkurtime të ashpra në ndihmën ndërkombëtare amerikane.

Në një mënyrë komentet e këngëtarit Bono ishin në linjë me ato të senatorit republikan, Lindsey Graham, i cili e kryeson këtë në nënkomitet.

Zoti Graham ka bërë thirrje për një program prej multimiliona dollarëve ndihmë për shqyrtim të krizës në Lindjen e Mesme dhe për tu marrë me miliona refugjatë, që po largohen nga dhuna në Siri, Irak dhe vendet e tjera./REL