Këngëtarëve shqiptarë që ”ndarja” nuk u la shenja të errëta në dashuri

Janë tejet të suksesshëm në karrierën muzikore, dhe emrat e tyre i kemi hasur shpesh nëpër mediat rozë.

ShowBiz

13/09/2018 21:14

Këngëtarët shqiptarë të cilët për publikun u bënë të njohur me projektet e punuara me shumë profesionalizëm, sot në media përmenden edhe për disa shkaqe të tjera, shkruan lajmi.net

Duke qenë se tashmë kanë vite në skenë, jeta e tyre private poashtu vihet në fokus të veçantë. Së fundmi ishin tre prej këngëtarëve për të cilët është folur shumë. Fjala është për Getoar Selimin, Stresin e Medën.

E gjithë kjo sa i përket privatësisë së tyre, jetës jashtë muzikës dhe raportet me femrat që ua kanë rrëmbyer zemrat prej vitesh.

Të tre kanë një jetë të lumtur pranë familjes, mirëpo që të tre poashtu janë përballuar me situata të vështira, kur mediat kanë raportuar që janë ndarë dhe kanë shkatërruar familjen.

Getoar Selimi

Getoar Selimi njëri prej repererëve më të dashur shqiptarë ka vite që është njohur me prezantuesen Marina Vjollca. Lidhja e tyre fillimisht ishte mbajtur në fshehtësi, derisa u zbuluan nga mediat e më pas edhe e bën vet lidhjen publike.

Në kohën kur ata po shijonin në maksimum lidhjen dolën zëra se dyshja janë ndarë. Lajmi.net me një fotografi ekskluzive kishte raportuar në shkurt të vitit të kaluar se Marina dhe Geti vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Pak muaj më vonë, saktësisht në shtator të vitit të kalaur dyshja e kurorëzuan dashurinë me martesë.

EKSKLUZIVE: Kjo është e vërteta e ndarjes së Getit me Marinën (Foto)

Stresi

Arkimed Lushaj i njohur për publikun shqiptarë si Stresi, poashtu e kishte mbajtur prej vitesh lidhjen e fshehtë. Në njërin prej emisioneve ‘Mirage’ ku ishte i ftuar për të folur rreth raporteve të tij me reperët e tjerë dhe jetën private ai zbuloi se ishte në lidhje me një vajzë dhe gjëra të mëdha do të ndodhnin shumë shpejtë.

Muaj më vonë ata kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë dhe fshirja në Instagram e të gjitha fotografive të tyre bashkë ngjalli debate për një krisje raportesh mes dyshes ku aludohej edhe deri te ndarja.

Mirëpo Stresi dhe Keisi sot vazhdojnë të jenë më të lumtur se kurrë më parë dhe nuk ka pasur asgjë të vërtetë nga ato që janë thënë.

Arsyeja e fshirjes së të gjitha fotografive të çiftit bashkë ishte se Stresi ka vendosur që në Instagramin e tij të publikoj sa më pak fotografi të jetës private dhe të fokusohet në ato të projekteve muzikore, koncerteve e mbrëmjeve të tjera.

Mirëpo si duket ai e ka thyer premtimin pasi foto me Keisin nuk është përmbajtur pa publikur edhe pas asaj që ka thënë.

Kujtojmë se dyshja madje janë të martuar zyrtarisht ani pse këtë nuk e kanë thënë akoma publikisht. Keisi tashmë bartë mbiemrin Lushaj.

YouTube player

Meda

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqipe, Mehdin Pergjeqaj (Meda) së fundmi u përball me diçka shumë të pakëndshme.

Pothuajse në të gjitha mediat kemi hasur të shohim tituj si: Meda ndahet nga gruaja shkak i tradhtisë.

E gjithë kjo bazuar në një postim në Instagramin e këngëtarit, fjalë të cilat ai nuk i kishte shkruar vetë. Dikush i ka hakuar atij këtë rrjet sociale duke u futur në privatësi e shkruar për ndarje nga bashkëshorja e tij Lulja.

Meda për lajmi.net ekskluzivisht kishte dhënë një deklaratë se fjalët që janë nxjerrë aty nuk kanë qenë apsolutisht të vërteta dhe se me gruan e tij nuk është ndarë.

Dikush është futur në Instagramin tim dhe e ka bërë postimin të cilin më pas e kam fshirë. Jam duke u përpjekur ta rikthej llogarinë time”, tha Meda për lajmi.net.

Meda dhe gruaja e tij Lulja janë prindër të katër fëmijëve dhe janë shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

 

Këngëtarët shqiptarë të cilëve ‘ndarja’ nuk u la shenja të errëta në dashuri

Këto ishin vetëm tri nga rastet më të komentuara në mediat rozë, për të ashtuquajturën ‘ndarje’ mes çiftesh të cilët sot vazhdojnë jetën e tyre pranë më të dashurve dhe lajmet e rreme nuk kanë lënë shenja të errëta në jetën e tyre private dhe karrierën e bujshme muzikore./Lajmi.net/