Këngëtaret shqiptare për herë të parë shfaqen përkrah njëra-tjetrës

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "Billboard Awards" 2018 në Las Vegas.

ShowBiz

21/05/2018 13:29

Në mesin e shumë yjeve botërore ishin edhe këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat vazhdojnë të na bëjnë krenarë çdoherë, shkruan lajmi.net.

Përveç performancës së shkëlqyer të këtyre artisteve, ajo që bie në sy janë fotografitë teksa pozojnë pranë njëra tjetrës, ku të pakta janë rastet.

Fotografitë nuk janë shpërndarë nga vetë këngëtaret, është një faqe e fansave të Bebes e cila i ka publikuar ato.

Ndryshe, Bebe Rexha në bashkëpunim me Rita Orën dhe Cardi B kanë sjellur projektin e ri “Girls”. /Lajmi.net/