Këngëtarët shqiptar që po ndjekin nga afër ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Sonte po zhvillohet ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

ShowBiz

29/05/2018 21:48

Për ta ndjekur nga afër ndeshjen kanë shkuar në Cyrih shumë tifozë të të dy ekipeve, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre janë edhe dy artistë shqiptar, bëhet fjalë për reperin Mozzik dhe Seldi Qalliun.

Që të dy kanë sjellë imazhe të njëpasnjëshme në rrjete sociale, përmes të cilave mundësonin që fansat e tyre të shohin pak nga atmosfera që po zhvillohet në atë stadium.

Mozzik po shoqërohej nga e dashura e tij, Loredana, ndërsa Seldi nuk ka bërë të ditur se me kë është në atë vend. /Lajmi.net/