Këngëtarët që nuk ‘ngopen’ me fitimet që ju sjell muzika, pasurohen me biznese private

Në estradën shqiptare kemi një numër të madh këngëtarësh të cilët publiku po i do dhe përkrah.

ShowBiz

19/07/2018 12:47

Madje shumica prej tyre kanë krejtësisht profesione të tjera për të cilat kanë përfunduar studimet dhe i kanë lënë anash për muzikë, shkruan lajmi.net

Kjo nuk ka ndodhur rastësisht pasi në ditët e sotme pikërisht muzika po u jep përfitimet më të mëdha materiale, e duke qenë se e kanë edhe hobi, qejfi dyfishohet.

Projektet e tyre muzikore, klikimet milionëshe në kanalet zyrtare në Youtube dhe mbrëmjet muzikore sidomos ato gjatë sezonës së verës janë vetëm disa nga ngjarjet tek të cilat ua gjejmë shpesh emrat, e mos të flasim për dasma ku së fundmi edhe këngëtarët e zhanreve të tjera po i futen muzikës e cila po u përshtatet më shumë për këto ambiente.

Mirëpo ka të atillë që nuk mjaftohen me kaq, kështu kanë hapur bizneset e tyre private, kryesisht butiqe.

Noizy: Reperi Noizy është tejet aktiv në publikimin e projekteve muzikore por poashtu është tejet i pranishëm nëpër mbrëmje muzikore në të cilat fiton shumë.

Mirëpo ai duket se nuk po ngopet me paratë që mbledh nga muzika, kështu e ka hapur dyqanin e tij privat, madje në Prishtinë.

Greta dhe Eni Koçi: Dy motrat këngëtare nuk po i ndahen muzikës dhe publiku po vazhdon ti ndjek dhe do për atë çfarë janë dhe atë çfarë bëjnë me profesionalizëm. Të dya, qoftë me duete apo dhe këngë solo po janë shumë aktive.

Greta dhe Eni poashtu janë aktive edhe në Instagram ku me ndjekësit ndajnë foto nga më të ndryshmet ku duken seksi mirëpo qëllimi është diku tjetër. Rrobat që kanë veshur janë nga butiku i tyre dhe imazhet që ne shpesh i shohim kanë përmbajtje reklame.

Rozana Radi: Këngëtarja Rozana Radi nuk publikon shpesh këngë të reja, mirëpo ato që i sjell janë shumë të pëlqyera pasi tematikat që kanë përbrenda janë tejet origjinale. Kjo vihet re edhe nga interpretimet që i bën me zemër Rozi.

Për dallim nga Noizy atë nuk e kemi parë shumë aktive në mbrëmje muzikore mirëpo as nga muzika nuk është shkëputur ani pse derisa nuk po ‘ngopet’ prej saj po vazhdon me biznesin e saj privat i cili poashtu është dyqan rrobash, konkretisht fustanesh solemne.

Mihrije Braha: Ani pse ka vite në skenë, Mihrije Braha është e dashuruar pas muzikës. Mbrëmjet muzikore nuk mungojnë e projekte të reja po sjell rrallë. Mirëpo edhe ajo ‘ngushëllimin’ e ka gjetur në biznesin e saj privat me fustane elegant.

Ryva Kajtazi: Këngëtarja Ryva Kajtazi për një kohë të gjatë është shkëputur nga muzika mirëpo dorë komplet asnjëherë nuk hoqi prej saj. Biznesin e saj privat, dyqanin e fustaneve e ka hapur shumë herët dhe ka pasur raste që është diskutuar se Ryva e la muzikën për biznesin privat.

Ryva asnjëherë nuk e ka lënë muzikë, madje së fundmi e ka publikuar klipin e ri, por as atë nuk e ‘ngop’ fitimi prej saj.

Në mesin e tyre janë edhe disa kolegë të tjerë këngëtarë të cilët janë fokusuar komplet në binzeset e tyre private dhe muzika për ta është plan dytësor.

Këngëtaret Jonida Maliqi e Rrezarta Shkurta ka një kohë shumë të gjatë që merren me bizneset private, njëra me dyqan e tjetra me fotosesione.

Zaimina Vasjari poashtu është fokusuar në biznesin privat mirëpo asnjëherë nuk i tha lamtumirë muzikës, dashurisë e cila nuk është se nuk i sjell përfitime vetëmse ka mbetur pak jo aktive shkak i angazhimeve familjare.

Dhe Shkenda Dubova është njëra prej këngëtareve shqiptare e cila merret internzivist me qendrën e saj të dobësimit dhe se muzika për të është hobi. Këtë e ka deklaruar edhe në intervistat që i ka dhënë për lajmi.net

Në këtë ‘çështje’ nxjerrim si përfundim se ani pse muzika është ‘dashuria’ e tyre e jetës, artistët e ndryshëm shqiptarë nuk po ngopen me paratë që ua sjell ky rrugëtim i përfshirë me lodhje dhe çdo herë e më shumë po nisen drejt hapjes së bizneseve private./Lajmi.net/

A.A