Këngëtarët që i thanë “tung” muzikës zbavitëse për të fituar para si këngëtarë të dasmave

Në skenën muzikore shqipe që nga përfundimi i luftës së Kosovës janë shtuar një numër i madh i këngëtarëve.

ShowBiz

12/05/2018 17:59

Si një vend i dalur nga lufta, muzika ishte një mjet i ‘relaksimi’ dhe ‘ngushëllimi’ për popullin dhe i habitshëm ishte fakti se shumë prej artistëve u orientua nga rrymat e reja muzikore e që ishin ajo R&B, Hip-Hop e më vonë komerciale, shkruan lajmi.net

Kurse, sa i përket Rokut, ky zhanër filloi të zbehej dukshëm.

Si kërpudhat pas shiut, ashtu u shtuan emrat muzikor të cilët kanë ditur ta shfrytëzojnë rastin, pasi që shumë shpejt morën pëlqyeshmërinë e publikut që sot akoma i mban gjallë!

Dikush pati ngritje nga ta e më pas u shua, dikush vazhdon të jetë akoma një nga TOP emrat më të pëlqyer ndërsa disa prej të tjerëve ndërruan stilin  muzikor në mënyrë drastike, shkruan lajmi.net

E arsyeja se përse këta të fundit kanë ndërruar stil është interesante. Atë e bërën për të fituar më shumë para!

Logjika e kësaj pune është e thjeshtë, pasi që dihet se këndimi në dasma është çelësi kyq për të fituar para përmes muzikës popullore.

Një nga të parat që e ndërroi stilin e muzikës, duke kaluar nga ajo R&B te ajo popullorja është Arta Bajrami.

Arta para shumë vitesh ka filluar të këndojë nëpër dasma, duke treguar kështu që ka talent edhe për një stil të tillë, por, pse jo edhe për të pasur përfitime. Arta deri më tani ka qenë e njohur për këngët e saj solistike, duetet me reperë të njohur kosovarë, mirëpo, përkushtimi ndaj dasmave dhe së fundmi përkushtimi ndaj familjës, e ka zbehur edhe prezencën e saj në muzikën me të cilën filloi karrierën. Sot Arta i ka shumë të pakëta në numër këngët e stilit të mëhershëm.

YouTube player
YouTube player

Pas Artës, ka qenë radha e Ryva Kajtazi të marr një hap të tillë. Ryva që karrierën e ka filluar si aktore, duke qenë pjesë e shumë spektakelëve me karakter humori, kaloi më pas në muzikën zbavitëse. “Veç a po don”, “Me pëlqen”, “Nje Engjëll” e “Iluzion” kanë qenë disa nga këngët e saj të para të këtij stili muzikor që u patën pëlqyer shumë. E ka kohë që në rrjetet sociale Ryva publikon video  përmes të cilave e tregon atmosferën që e bën kur këndon në dasma. Tani që është bërë nënë, Ryva është shkëputur edhe nga dasmat edhe nga muzika zbavitëse dhe nuk dihet se cilës do t’i rikthehet, shkruan lajmi.net

YouTube player

A post shared by Ryva Kajtazi (@ryva_kajtazi_) on


Kaltrina Selimi hyn në listën e emrave që pas martesës la muzikën që bëri dikur, duke u rikthyer me këngë dasmash e me muzikë popullore që e këndoi në ahengje familjare. Së fundmi ajo ka bërë edhe një album me muzikë të tillë me Alban Mehmetin, të cilin po e shoqëron në dasma ku ai këndon. Kaltrina muajve të fundit ka lansuar edhe këngë të zhanrit të vjetër muzikor por që prioritet për të janë dasmat padyshim! Të paktën kështu po e tregon anagazhimi i saj muzikor.

YouTube player
YouTube player

“Karamele” ka qenë një nga hitet që edhe sot e identifikon Dafina Dautin. Por, sot këngëtarja është e angazhuar në muzikën popullore, duke e filluar vitin e kaluar edhe sezonin e dasmave. Për të treguar se është shumë e koncentruar në këtë drejtim, të cilin e ka primar sa i përket stilit, Dafina ka realizuar edhe një album me këngë live, të cilat janë pëlqyer shumë e që kanë bindur atë ta vazhdojë rrugëtimin e ri që ka nisur. Se a do rikthehet ajo me ndonjë këngë të re, apo baladë, presim të shohim.

YouTube player
YouTube player

Aida Doçi është një tjetër emër që hyn në listën që ua ka pa hajrin dasmave. Ajo fillimisht në spektakle garuese ku nxjerren talent të rinj u prezantua me një stil krejt tjetër çfarë e ka sot, duke kënduar muzikë angleze. Por, tani ajo është mjaft e kërkuar në dasma kudo në trojet shqiptare. Madje, stilin akoma e ndërroi nëse i krahasojmë me këngët angleze, pasi sot këndon vetëm balada, shkruan lajmi.net

YouTube player
YouTube player

Nëse keni menduar se lista mbaron vetëm me femra, gaboheni!

Janë edhe disa meshkuj të estradës që kanë bërë këtë ndryshim drastik sa i përket stilit të të kënduarit!

I pari është Alban Mehmeti!

Albani ka qenë reper i grupit Aurora, por sot ai është këngëtar i muzikës popullore dhe deri më tani ka kënduar në shumë dasma, ku padyshim se i janë shtuar edhe të ardhurat materiale.

YouTube player
YouTube player

Pos tij,  si këngëtarë të tillë që kanë ndërruar stil janë edhe  Albatrit Muçiqi dhe Ermal Fejzullahu!

Nga ana tjetër, ka edhe shumë emra që ndonëse janë të rinj në moshë, kanë zgjedhur që karrierën e tyre muzikore ta nisin me muzikë popullore! Të tillë janë Engjëllusha Salhiu, Arlinda Dragaj e të tjerë./Lajmi.net/

(Erdonit Hoxha)