Këngëtarët me më shumë përfitime në 2014

Këngëtarja e albumit ‘Red’, Taylor Swift është top-fituesja e vitit të kaluar, duke fituar nga të gjitha anët. Kjo listë përfshin të gjitha shitjet e këngëve, albumeve dhe biletave për koncerte, dhe Taylor ka pasur shumë sukses në të gjitha këto. Këngëtarja mban vendin e parë me plot 39,699,575.60 dollarë të fituara. Menjëherë pas saj…

ShowBiz

10/03/2014 21:58

Këngëtarja e albumit ‘Red’, Taylor Swift është top-fituesja e vitit të kaluar, duke fituar nga të gjitha anët. Kjo listë përfshin të gjitha shitjet e këngëve, albumeve dhe biletave për koncerte, dhe Taylor ka pasur shumë sukses në të gjitha këto.

Këngëtarja mban vendin e parë me plot 39,699,575.60 dollarë të fituara. Menjëherë pas saj qëndron edhe një këngëtar tjetër kauntri, Kenny Chesney me 32,956,240.70$.

Artisti shumë i suksesshëm i vitit 2013, i rikthyer në muzikë pas 7 vitesh pauze, Justin Timberlake me albumet  ‘The 20/20 Experience’ dhe turnetë ka fituar plotë 31,463,297.03$.

Top pesëshin e përmbyllin rock grupet Bon Jovi me 29,436,801.04$  dhe  The Rolling Stones me 26,225,121.71$. Beyonce, Maroon 5, Luke Bryan, Pink dhe Fleetwood Mac gjithashtu kanë përfunduar në dhjetëshen e këtij viti.