Këngëtarët mbushin xhepat për Vit të Ri

Festat e fundvitit njihen ndryshe si ditë të arta për artistët shqiptarë, të cilët arrijnë që falë këtyre festave të vjelin shuma të mëdha parash nga koncerte anembanë botës. Nga një hulumtim i “Bluetooth”, këngëtarë të tillë si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Sinan Hoxha, Poni, Artiola Toska, Noizy, Dafina Zeqiri, Tuna, Nora Istrefi etj., për…

ShowBiz

24/12/2013 13:00

Festat e fundvitit njihen ndryshe si ditë të arta për artistët shqiptarë, të cilët arrijnë që falë këtyre festave të vjelin shuma të mëdha parash nga koncerte anembanë botës.

Nga një hulumtim i “Bluetooth”, këngëtarë të tillë si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Sinan Hoxha, Poni, Artiola Toska, Noizy, Dafina Zeqiri, Tuna, Nora Istrefi etj., për mbrëmjen e ndërrimit të viteve e kanë çuar pazarin e koncerteve mbi 5,000 euro, madje ka pasur nga ata që kanë kërkuar 10,000 euro për të kënduar në natën e Vitit të Ri.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarët që do të jenë të angazhuar në Shqipëri nuk do të paguhen më pak. Çmimi minimal i vendosur nga artistët e njohur në Shqipëri ka qenë 4,000 euro.