Këngëtarët kosovarë në Festivalin e Këngës ndër vite (Video)

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar është festivali i cili numëron më së shumti edicione, plot 54.

ShowBiz

27/01/2016 10:30

Festivali i Këngës në RTSH ka arritur t’i rezistojë kohës prej 5 dekadash, shkruan lajmi.net.

Në vitet e 90-ta për këngëtarët nga Kosova ai ishte i vetmi vend ku ata promovoheshin edhe në Shqipëri.

Festivali në atë kohë ka mirëpritur shumë emra të njohur të skenës muzikore kosovare.

Kujtojmë disa prej tyre të cilët me këngët e tyre arritën të fitojnë zemrat e publikut shqiptarë.

Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Adelina Ismaili, Gili, Mihrije Braha, Leonora Jakupi, Ilir Shaqiri, Aida & Armend Rexhepagiqi, Arta Bajrami, Edona Llalloshi, Albërije Hadërgjonaj, Naim Krasniqi etj, janë vetëm disa nga emrat që kanë lënë gjurmë në këtë festival.

Ajo që bëri revolucion në këtë festival në atë kohë është padyshim Adelina Ismaili, me prezantimet e saj, ku theu shumë tabu në atë kohë./lajmi.net.

YouTube player