Këngë për Matan

Ka qenë një javë e vështirë për tifozët e Chelseas që i dhanë lamtumirën mesfushorit Juan Mata i cili iu bashkua rivalit të Premierligës, Manchester United. Por, përkrahësi i gjigantit londinez dhe prezantuesi në televizion, Chris Cohen ka zvogëluar dhimbjen duke i bërë një këngë lamtumirëse plejmejkerit spanjoll. Nën melodinë e këngës ‘No Matter What’…

Sport

28/01/2014 19:14

Ka qenë një javë e vështirë për tifozët e Chelseas që i dhanë lamtumirën mesfushorit Juan Mata i cili iu bashkua rivalit të Premierligës, Manchester United.

Por, përkrahësi i gjigantit londinez dhe prezantuesi në televizion, Chris Cohen ka zvogëluar dhimbjen duke i bërë një këngë lamtumirëse plejmejkerit spanjoll.

Nën melodinë e këngës ‘No Matter What’ nga Boyzone, Cohen përkujton ndikimin e Matas në fushë dhe jashtë saj duke i përmendur edhe fotografitë e tij në Twitter e Instagram si dhe asistimet dhe golat.

Por, nuk do t’ju japim shumë informacione tjera, më mirë dëgjojeni vetë, ia vlen.