Kënga ‘Thriller’ e Michael Jackson e kënduar në 20 versione të ndryshme

Artisti i '10 seconds song' ka zgjedhur këtë herë këngën hit të Michael Jackson 'Thriller' për ta kënduar në 20 versione të ndryshme me rastin e festës së Halloween.

ShowBiz

28/10/2014 23:17

E gjitha ka filluar me këngën ‘Dark Horse’ nga Katy Perry, kur artisti të cilin të gjithë e njohim si ’10 second song’ në Youtube ka postuar videon me këngën të cilën e ka kënduar në 20 versione të ndryshme.

Ky version i ‘Dark Horse’ është bërë senzacion i vëretë dhe ai nuk është ndalur. Kështu, ka vazhduar duke bërë këngën ‘Problem’ nga Ariana Grande, ‘Talk Dirty’ nga Jason Derulo e ‘In the End’ nga Linkin Park.

Tani, me rastin e Halloween, ai ka përpunuar këngën e famshme me videon më të frikshme ndonjëherë, ‘Thriller’ nga Michael Jackson.

Kjo është kënga: