Kënga ”Suus” e Rona Nishliut në mesin e këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit

Wiwibloggs, një prej faqeve më aktive që përcjellë Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion, ka publikuar listën e 250 këngëve më të dëgjuara të Festivalit me histori gjashtë dekadëshe.

ShowBiz

01/01/2017 17:09

Dëgjuesit votojnë për këngët e tyre të preferuara për të ardhur kësisoj në këtë listë, e cila mbrëmë ka nxjerrë 250 këngët më të dëgjuara këtë vit nga të gjitha këngët e festivalit ndër vite, shkruan KultPlus.

Shqiptarja Rona Nishliu, e cila me këngën “Suus” përfaqësoi shqiptarët në Eurovisionin e vitit 2012-të, vjen në pozitën e 24-të, ndërsa vitin e kaluar ishte në pozitën e 32-të.

Në këtë listë të 250 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit janë edhe Elhaida Dani, e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2015-të, radhitet në pozitën e 63-të, Kejsi Tola në pozitën e 144-të, ndërsa Anjeza Shahini bën hyrjen e saj në këtë listë, në pozitën 191.

Juliana Pasha, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e viti 2010 radhitet në pozitën e 223-të, ndërsa këngët tjera shqipe nuk kanë arritur të hyjnë në këtë listë.