Kënga shqipe dëgjohet në faqet më të famshme në Instagram (Foto/Video)

Projekti i saj i fundit "Amini" është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar.

ShowBiz

19/05/2016 23:17

Por, kënga ka kaluar kufijtë shqiptarë duke u bërë hit edhe në vende të tjera të botës, shkruan lajmi.net.

“Amini” së fundmi është dëgjuar në disa faqe të famshme në Instagram me miliona ndjekës.

Në këto faqe prezantohen produktet kozmetike të firmave të ndryshme, apo edhe ide nga njerëz të thjeshtë në lidhje me grimin dhe flokët.

E një ndër to është një vajzë e cila me videon e saj po bën xhiro në këto lloj faqesh në Instagram, por ajo që vlen të theksohet është se kjo video shoqërohet nga kënga e Ronela Hajatit, “Amini”.

Ky është një sukses tjetër i këngëtares shqiptare, pas suksesit me “A do si kjo” e cila u dëgjua në disa vende të botës./Lajmi.net.