Kënga Magjike 2018: Këta janë këngëtarët që kaluan në finale

Sonte pritet të mbahet finalja e festivalit "Kënga Magjike 2018".

ShowBiz

08/12/2018 09:01

Sonte(8 dhjetor), pritet të mbahet finalja e madhe e edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike”, në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Tashmë është bërë e ditur se janë gjithsej 20 finalistë e që mbrëmë “Threedots Production”, ka zbuluar disa nga këngëtarët që kalojnë në finale me anë të disa postimeve të publikuara në InstaStory.

Artiola Toska dhe Bruno, Klajdi Haruni, Flori Mumajesi, Rozana Radi, Ronela Hajati, Kejsi Tola dhe Erik Lloshi janë disa prej emrave që janë në garë për të fituar sonte. /Lajmi.net/