Kënga “Let U Love Me” e Rita Orës kryeson edhe këtë platformë muzikore

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është rikthyer në top-formë.

ShowBiz

16/10/2018 19:40

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Ora bën të ditur se është sërish e para në platformën muzikore, iTunes, shkruan lajmi.net

“Rikthim e para në iTunes në Angli me këngën e re ‘Let u love me'”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.

Videoklipi i këngës “Let You Love Me” u publikua në YouTube më 21 shtator 2018 dhe është pëlqyer tejet shumë. Deri më tani kjo këngë është shikuar afro 35 milionë herë.

“Let You Love Me” është kënga e katërt me radhë nga albumi i paralajmëruar i Ritës, “Phoenix” që lansohet në fund të muajit nëntor. /Lajmi.net/