Kënga fituese e Anxhela Peristerit ishte dedikim, kjo është e vërteta

Fituese e edicionit të sivjetmë të festivalit "Kënga Magjike" u shpall Anxhela Peristeri.

ShowBiz

10/12/2017 10:25

Kënga fituese mban titullin “E çmendur” dhe është me tekst nga Olti Curri, ndërsa për kompozimin u kujdes Kledi Bahiti, shkruan lajmi.net.

Pas fitores, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga të gjitha anët, por një urim të veçantë e bëri edhe tekstshkruesi i këngës Olti Curri, i cili zbuloi se këtë këngë ia dedikon babait të ndjerë.

“Urime o ze brilant dhe mikeshe e mire.
Kenaqesi te shkruash poezi per ty.
Urime @anxhelaperisteriofficial_@kledibahiti …
Kete tekst ja dedikoj babait tim, uroj te jete gezuar atje lart ne qiell…
“E çmendur”

Mbaj.
Veten fort te mos qaaaj.
Pa Faaaaj…e burgosur ne liri.
Jam
Ai nuk te meriton/ Jo ty jo ty…
Ai engjell, eshte demon/Per ty, per ty… Si ne pranga shtrengon
Mendjen time pushton.
Gjakun tim, ti leviz dhe e ndalon…. E cmendur per ty.
E gjithe bota me thote jo/Veten tende ti se do/E verber pas teje une shkoj… E cmendur per ty
Po e them une…prape/Pranoj.
Per ty vdes dhe jetoj…
Jam e cmendur per ty.
S’mund te jeni te dy.”, ka shkruar Olti.

Kujtojmë që vendin e dytë për shumë pak pikë diferencë e zuri Elhaida Dani, ndërsa të tretin Fifi. /Lajmi.net/

YouTube player