Kënga e tij ‘Starboy’ rezulton e vjedhur! The Weeknd në gjyq

'Starboy' nga The Weeknd dhe Daft Punk gëzon një numër të madh të klikimeve në Youtube.

ShowBiz

19/09/2018 08:15

Mirëpo ka diçka që nuk ka funksionuar si duhet dhe këngëtari The Weeknd do të përballet me gjyq, shkruan lajmi.net

Kompozitorja Yasminah ka ngritur padi kundrejt tij duke e akuzuar se i ka vjedhur ritmin dhe melodinë e këngës.

Sipas mediave të huaja ajo kërkon si dëmshpërblim 5 milionë dollarë dhe mbështetësit e saj thonë se ka të drejtë, pasi të dyja kanë janë tepër të ngjashme.

Më poshtë ju sjellim dy këngët, ‘Starboy’ dhe atë ‘Hooyo’ dhe mund ta vini re ngjashmërinë./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player