Kënga e re e Dua Lipës tejkalon parashikimet, arrin milionëshin e parë

Dua Lipa po shijon sukseset e njëpasnjëshme në karrierën e saj, të cilën s'ka shumë vite që e ka filluar.

ShowBiz

12/01/2018 19:51

Kënga “New Rules”, e publikuar gjatë vitit 2017 ishte ndër këngët më të dëgjuara, e cila deri tani ka marrë mbi 888 milionë klikime në kanalin Youtube, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, Dua ka lansuar këngën e re me titull “IDGAF”, këngë të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.

Edhe pse e kishte paralajmëruar kohë më parë këtë projekt, duket se pritja ia ka vlejtur ngase kënga po pritet mirë që në orët e para të publikimit.

Për më pak se gjashtë orë nga publikimi, “IDGAF” ka kapur shifrën prej 1 milion klikimesh, madje ajo është renditur e para në listën “trending” në YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player