Kënga e Irkenc Hykës del në gjuhën greke pa lejen e tij, reagon këngëtari

Irkenc Hyka është artist që ka realizuar disa projekte radhazi, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

ShowBiz

18/08/2018 22:41

Një këngë që është pëlqyer shumë është “Tymi Dashnis”, e cila në kanalin YouTube ka marrë afro 10 milionë klikime, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Irkenci zbuloi se kënga i është marrë pa lejen e tij dhe realizuar në versionin grek.

“Hajde Klip Hajde. Se ndryshoje dot icik kongen”, ka shkruar këngëtari në reagimin e tij.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Irkenc Hyka është “Makarena”, në duet me Bes Kallakun. /Lajmi.net/