Kënga e famshme e James Blunt për luftën e Kosovës (VIDEO)

Këngëtari i njohur James Blunt ishte pjesë e KFOR-it në Kosovë, vuajtjet, maltretimet, lotët e shpresat e popullit shqiptar e kanë frymëzuar artistin për të sjellë këngë të cilat dëgjohen edhe sot, shkruan KultPlus.

ShowBiz

24/03/2017 14:20

Pas luftës në Kosovë NATO ka sjellë edhe paqeruajtës nga vende të ndryshme për të ruajtur paqen në Kosovë. Në mesin e tyre ishte edhe këngëtari James Blunt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kohës që ai ka qëndruar në Kosovë ai gjithashtu është inspiruar dhe ka kompozuar muzikë, kënga “No Bravery” është një nga to.

Një këngë më një tekst që bënë që mornicat të na shfaqën në trup gjersa e dëgjojmë. Vuajtjet, vrasjet, shpresat e lotët e njeriut kosovar përshkruhen përmes kësaj kënge.

“Këtu ka fëmijë që po qëndrojnë me krahë të hapur drejt qielli, lot që thahen në fytyrën e tyre”, është një pjesë e tekstit i cili vazhdon me “shtëpi të djegura që nuk riparohen, era e vdekje është në ajër”.

Video në vazhdim shfaqë këngëtarin Blunt duke e kënduar këtë këngë live në BBC gjersa shfaqen video incizimet që ai i ka bërë gjatë kohës sa ka qëndruar në Kosovë.

“Të moshuar, që bien në gjunjë për të pranuar fatin e tyre. Gra dhe bija të prera dhe të përdhunuara. Një brez i përmbyt në urrejtje”, është një pjesë tjetër nga kënga e të cilën më poshtë mund ta dëgjoni të plotë.