Kënga e Dua Lipës shpallet më e mira e vitit 2017

Meqenëse jemi në fund të këtij viti, “Time” ka përmbledhur në një listë këngët më të mira të 2017-ës.

ShowBiz

05/12/2017 13:19

“Në një det të këngëve, mund të jetë e vështirë të marrësh ato që notojnë në krye”, kështu e fillon shkrimin prestigjiozja amerikane ‘Time’, shkruan lajmi.net.

Në top dhjetëshe, kënga “New Rules” nga Dua Lipa është renditur e para, duke lënë pas një listë me artistë të njohur botëror.

“Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për “rregulla të reja” si 2017-a dhe e lindura në Kosovë dhe e rritur në Londër, Dua Lipa i renditi ato në një hit viral që të ngulitet në kokë”, shkruan “Time”.

Më poshtë është lista me top 10 këngët më të mira të vitit:

10. Kelsea Ballerini, “Legends”,

9. JAY-Z, “Story of O.J.”,

8. Selena Gomez, “Bad Liar”,

7. Cardi B, “Bodak Yellow”,

6. Portugal, The Man, “Feel It Still”,

5. King Krüle, “Biscuit Town”,

4. Frank Ocean, “Chanel”,

3. Luis Fonsi & Daddy Yankee, “Despacito”,

2. St. Vincent, “New York”,

1. Dua Lipa, “New Rules”.

Do të thotë, kënga e kosovares Dua Lipa e cila deri tani ka marrë mbi 745 milionë klikime, lë prapa këngëtarët si Jay Z, Selena Gomez, e të tjerë. /Lajmi.net/

YouTube player