Kënga e Botërorit “Live it up” renditet në top listën e kësaj platforme muzikore

Kënga zyrtare e Botërorit "Live it up", u prit mjaft mirë nga publiku.

ShowBiz

19/06/2018 21:07

Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi janë duke shijuar suksesin e këngës “Live it up”, shkruan lajmi net.

Përmes një postimi që Era ka ndarë me ndjekësit tregon se kanë thyer rekordin duke u renditur në top 50 në platformën muzikore Spotify.

“Ne e thyem edhe këtë në top 50-she në Spotify”, është përshkrimi që Era ia ka vënë fotos.

Duhet theksuar se kjo këngë e punuar nga Diplo numëron mbi 36 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube. /Lajmi.net/