Kënga “Dinero” e JLo publikohet në të gjitha platformat

Këngën “Dinero” tanimë mund ta gjeni në të gjitha platformat.

ShowBiz

17/05/2018 16:19

Ylli botëror Jennifer Lopez javë më parë ka publikuar projektin e ri “Dinero”, në bashkëpunim me Dj Khaled dhe Cardi B, shkruan lajmi.net

Ndërkaq, tani përmes një postimi që ka bërë në Instagram, këngëtarja 49 vjeçare bën të ditur se kënga gjendet në të gjitha platformat, përfshirë Spotify, Itunes, Deezer etj.

Jlo është e lidhur me Alex Rodriguezin dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ajo, po ashtu ka paralajmëruar një numër të madh të koncerteve dhe projekteve të reja që do sjell. /Lajmi.net/