Kënga “Diell” nuk i pëlqente Elhaida Danit

Duket sikur ndryshimi i këngës për në "Eurovision" e ka lumturuar pa masë këngëtaren Elhaida Dani.

ShowBiz

26/02/2015 21:31

Siç merret vesh, Elhaida ishte ajo që nuk donte të prezantohej me “Diell” në festivalin e këngës europiane dhe më pas u sajua “skenari” ku protagonist ishte kompozitori, që thuhej se po e tërheq këngën.

Ky i fundit nuk e kishte këtë qëllim, ai thjesht donte që kënga të regjistrohej në LA në një studio të njohur, për çka duheshin para.

Mjaftoj kaq që Aldo Shllaku të “kryqëzohej” dhe kështu të niste realizimi i ëndrrës së Elhaides për ta ndryshuar këngën. Me këtë iniciativë dhe veprim, janë thyer të gjitha rregullat e festivalit të “RTSH”-së.

Sipas burimeve të Indeksonline.net, tash këngëtarja po ndihet tejet e lumtur dhe entuziaste. Asaj, nuk i kishte pëlqyer asnjëherë kënga “Diell”, e cila i ishte ofruar bashkë me ftesen për të marrë pjesë në festival – ftesë kjo që ishte dy në një: Ftesë dhe “Eurosong”. lajmi.net