Këndojnë nga shtrati i spitalit, bëhen hit në rrjetet sociale (Video)

Ky çift mund të ju mësojë dy gjëra të rëndësishme. Pasi kanë qenë të martuar për 66 vjet, ata ende kanë sy vetëm për njëri tjetrin.

Lifestyle

04/09/2017 08:33

Kur James Pineagar, 86 vjeç, u sëmur rëndë, mendoi se ishin ditët e fundit të jetës së tij.

Për shkak që Colleen, gruaja e tij qëndroi tek shtrati në çdo moment sa qëndroi në spital, ai dëshiroi të shprehë ndjenjat e tij për të përmes një kënge, shkruan NTD, transmeton lajmi.net

“Kjo është e veçantë për mua” i përshpëriste ai bashkëshortes. Ai këndoi baladën “You are my sunshine” dhe Colleen iu bashkua në këndim të këngës së tyre të preferuar.

Kjo video është bërë hit në rrjetet sociale. Shikojeni. /Lajmi.net/

YouTube player