Kendall Jenner shpallet ikona e vitit
Kendall Jenner është shfaqur veshur me një fustan të zi me pupla.
ShowBiz
Kendall Jenner po mbante në duar trofeun e marrë nga “Revolve awards”, pas suksesit në “Victoria’s Secret”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Modelja është shfaqur për herë të tretë në sfilatën e “Victoria’s Secret”, ku dukej mahnitëse.
Kendall mori pjesë në ceremoninë e ndares së çmimeve “Revolve” në Las Vegas, natën e së premtës.
Të gjithë sytë ishin tek modelja 23 vjeçare, e cila për këtë mbrëmje kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të zi.
Ajo mori çmimin “Ikona e vitit” dhe ishte paraqitja e parë pas asaj në “Victoria’s Secret Fashion Night”. /Lajmi.net/