Kendall Jenner feston gjysmë e zhveshur për 100 milionë ndjekësit në Instagram

Kendall Jenner është ndër emrat më të kërkuar në fushën e modës.

ShowBiz

11/12/2018 08:43

Kendall Jenner është njëra prej të famshmeve “Kardashian”, e cila për dallim prej tyre njihet për fizik më ndryshe, shkruan lajmi.net.

Modelja, e cila po ‘pushton’ pasarelat e modës dhe kopertinat e revistave të njohura në mbarë botën, nuk heziton t’i shfaq format trupore.

Së fundi, ajo është kthyer prapa në kohë, duke publikuar disa fotografi në bikini, me të cilat falënderon ndjekësit pasi arriti një rekord të ri personal.

Ajo ka arritur shifrën prej 100 milionë ndjekësve, ku shkroi “Faleminderit të gjithëve shumë, gjithmonë falënderuese”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrNzaSljpmx/