Kendall dhe Kylie festojnë me bikini buzë pishinës (FOTO)

Një "Memorial Day" zbavitëse për vajzat e 'reality show' në Amerikë.

ShowBiz

31/05/2016 19:01

. Kylie dhe Kendall Jenner, motrat e së famshmes Kim Kardashian, të hënën e fundit të majit janë zhveshur buzë një pishine me bikini duke treguar format e tyre

Fotot janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe në pak orë kanë arritur më shumë se 13 mike pëlqime. Mes tyre edhe super modelet Cami Morrone, Lauren Perez dhe Hailey Baldwin, vajza e bukur dhe sensuale e aktorit Stephen, që ka pozuar e përqafuar me mikeshën Kylie, teksa tregojnë të dyja një tatuazh në ije.

Kylie, që sapo është ndarë nga i dashuri i saj, reperi Tyga, duket se ngushëllohet me mikeshat, të cilat komentojnë të gjitha ‘Girls, girls, girls’…Një Memorial Day vërtetë… për tu kujtuar./balkanweb