Kënaqësi ta ndash trofeun me tifozët

Carlo Ancelotti thotë se është një kënaqësi e veçantë ta ndash trofeun me tifozët e Real Madridin. Trajneri italian e drejtoi ekipin Merengues drejt triumfit të dhjetë në Ligën e Kampionëve të shtunën mbrëma në Lisbonë.

Sport

26/05/2014 10:40

Carlo Ancelotti e ka festuar triumfin në Ligën e Kampionëve edhe të dielën mbrëma, përballë tifozëve të Real Madridit.

Trajneri italian e udhëhoqi ekipin Los Blancos drejt fitimit të trofeut të dhjetë të këtij kompeticioni, i cili ishte diçka special.

“Është një kënaqësi ta ndash këtë sukses me tifozët. Ne luajmë edhe për këtë, për t’ju dhënë kënaqësi dhe gëzime tifozëve tanë dhe njerëzve që i ndjekin të gjitha ndeshjet tona, si në shtëpi ashtu edhe në udhëtim”, deklaroi Ancelotti, transmeton portali Bernabeu Digital.

Ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe Paris Saint Germainit e fitoi Championsin për herë të tretë si trajner, pasi e kishte fituar atë dy herë me Rossoneri.