Kemi lënë përshtypje të mirë te Këshilli i Evropës, këtë vit liberalizohen vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha është shprehur optimiste se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën do të merret gjatë këtij viti.

Lajme

02/10/2018 17:15

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Hoxha ka thënë se mbledhja e Këshillit të Ministrave do të mbahet gjatë muajit dhjetor dhe aty sipas saj, ka gjasa që të merret ky vendim.

“Javën e kaluar kemi pasur vizitën e Coweb-it në Prishtinë, nga informatat e para që kemi marrë, ata kanë shkuar me një përshtypje të mirë për reformat që janë duke u bërë. Gjasat reale janë që në fillim të dhjetorit, në mbledhjen e këshillit, të merret vendimi. Pra, gjasat janë shumë reale që procesi i liberalizimit të përfundojë gjatë këtij viti”, deklaroi Hoxha.

Ndërkohë, gjatë javës së shkuar përfaqësues të komitetit Coweb (që është në kuadër të këshillit), kanë qëndruar në Kosovë dhe kanë mbledhur informata mbi përmbushjen e kriterit të fundit për viza, luftimit ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit./Lajmi.net/