Këmbët e ënjtura, ja ilaçi natyral për t’i kuruar

Nëse jeni një nga njerëzit të cilët vuajnë nga ënjtjet në këmbë, me siguri e dini se kjo gjendje mund të jetë mjaft të pakëndshme dhe gjithashtu mund të pengojë aktivitetet e përditshme.

Lifestyle

27/03/2017 21:46

Ënjtja e këmbëve mund të jetë rezultat i faktorëve të shumtë, duke përfshirë shtimin në peshë, qarkullimin e dobët të gjakut, dietën e varfër, ciklin menstrual dhe shtatzëninë. Këmbët e ënjtura shpesh mund të shkaktohen nga moti i nxehtë, ndryshimet e temperaturës, dhe lagështia.

Nga ana tjetër, graviteti gjithashtu tërheq lëngjet poshtë, duke çuar në ënjtje.

Nëse i ndjeni këmbët të fryra, duhet të shtriheni dhe ti mbani ato deri në rreth 30 cm lartësi, për të reduktuar ënjtjen.

Një tjetër zgjidhje për këtë problem, është çaji plotësisht natyral i bërë nga majdanozi i cili do të mënjanojnë lëngjet e tepërta nga trupi dhe kështu do të ulë ënjtjen.

Fillimisht, vloni 500ml ujë në një tenxhere. Pastaj, prisni rrënjët e freskëta të majdanozit dhe gjethet imët, dhe përziejini. Shtoni 5 lugë nga kjo përzierje në tenxhere dhe të valojini për 5 minuta.

Më pas, lini çajin mënjanë të ftohet për 20 minuta.