Këmba e cilit yll të Premier Ligës është kjo?

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka postuar dy fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke u rikuperuar rreth lëndimit që ka marrë në nyjen e këmbës.

Sport

30/11/2014 10:02

Mesfushori i Arsenalit ka pësuar një lëndim në nyjen e këmbës së tij, dhe si pasojë e kësaj, ai iu nënshtrua një operacioni.

22 vjeçari do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth tre muaj, duke i dhënë kështu një goditje mjaft të madhe skuadrës së tij.

Sidoqoftë, ai ka postuar dy fotografi ne rrjetet sociale, ku shihet duke ndjekur një kanal sportive në TV, dhe duke marrë trajtimin e duhur për rikuperimin e këmbës së tij.

Përndryshe, Wilshere është njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës së Arsenalit, i cili ka treguar shumë herë se mund të jetë lojtari vendimtar për këtë skuadër.