Kemali me kampanjë për turizmin e Stambollit (Video)

Burak Ozçivit është njëri prej aktorëve më të njohur turq, i cili pas shumë roleve në serialet turke ka arritur të mbledh rreth vetes një numër të madh fansash.

ShowBiz

26/08/2017 15:41

Përveç suksesit që po arrin në aktrim, ku çdo ditë merr oferta për rolet kryesore në seriale dhe filma turq, ai është i suksesshëm edhe në tjetër drejtim, shkruan lajmi.net.

Burak të cilin ne e njohim si Kemali nga seriali ‘Dashuri i zezë’ është bërë imazh i shumë markave të njohura, siç është ‘Clear’.

Së fundi, ai u paraqit në një kampanjë reklamuese për sheshin “Emaar”, e cila pritet t’i sjellë Stambollit vizitorë të shumtë. /Lajmi.net/