‘Kemal’ në gjendje të rëndë shëndetësore?!

Burak Ozçivit është njëri nga aktorët më të pëlqyer turk.

ShowBiz

07/08/2018 20:05

Kohët e fundit thuhet se aktori i njohur është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të një sindromi, shkruan lajmi net.

Burak është prekur nga ‘burnout syndrome’ një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

Mediat turke shkruanin se Ozçivit, i njohur si ‘Kemali’ ka vizituar një psikolog dhe i ka thënë këto fjalë:

“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq”.

Por vetë aktori ka hedhur poshtë të gjitha: “Nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Kam projekte të reja të cilat aktualisht po i mësoj skenarin”./Lajmi.net/