Kelmendi: Opozita nuk duhet të bllokojë më seancat e Kuvendit

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se opozita nuk duhet më të bllokojë seancat e Kuvendit.

Lajme

18/02/2016 22:04

Sipas tij, nëse Qeveria nuk jep dorëheqje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, atëherë opozita duhet të vazhdojë me protesta si ajo e 17 shkurtit, raporton lajmi.net

Kelmendi thotë se tashmë duhet të ndahen kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë dhe funksioni i Kuvendit.

Vlerëson se opozita e bashkuara, me metodat e tyre të veprimit i ka pambushur objektivat e saja sa i përket dy marrëveshjeve, asaj për Asocicaionin dhe Demarkacionin.

Ja postimi i tij i plotë:

Opozita e Bashkuar, me metodat e tyre të veprimit, i ka përmbushur objektivat e saja sa i përket Dy Marrëveshjeve:

1) Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë mundësinë që Asociacioni/Bashkësia… të themelohet në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

2) Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të rishqyrtohet.

Me shkas me këto dy çështje, tash Opozita edhe ka arritur të grumbullojë me dhjetëra mija protestues me kërkesë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo është tash temë që ka tejkaluar Kuvendin e Kosovës.

Opozita mund të vazhdojë të kërkojë me protesta si ajo e 17 Shkurtit dorëheqjen e Qeverisë, nëse kjo e fundit nuk i përgjigjet, mirëpo nuk ka më nevojë që të bllokojë seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ka shumë çështje të tjera që kërkojnë që të debatohen e shoshiten, si dhe shumë ligje të miratohen në këtë Kuvend.

Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe funksionimi i Kuvendit duhet të ndahen tash njëra nga tjetra.

Përndryshe, dëmet që do t’i shkaktohen qytetarëve dhe Kosovës do të jenë edhe më të mëdha./Lajmi.net