Kelmendi : Kush jeni ju në VV të flisni për taktikat e Haradinajt

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi ka reaguar ndaj Vetëvendosjes lidhur me pjesëmarrjen e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt në tryezën e organizuar me partitë politike, ku munguan dy subjektet tjera opozita, Vetëvendosje dhe Nisma.

Lajme

08/02/2016 20:55

 

Kelmendi, që shkrimin e tij e ka titulluar Z.Hoxha i VV-së- referencë kjo që nuk dihet se cilit zyrtar të VV-së i është drejtuar- thotë se gabimi teknik apo jo Haradinajt është “çështje që vendos anëtarësia e AAK-së dhe populli i Kosovës”.

Kelmendi thotë se askush nuk mund të vlerësëroj drejt pjesëmarrjen e Haradinajt në takimin e thirrur nga presidentja.

Postimi i plotë iMuhamet Kelmendit:

  1. Hoxha i VV!

Gabim taktik apo jo i kryetarit te AAK -se eshte ceshtje qe e vendos anetaresia e saj dhe populli i Kosovës.

Askush, as ju dhe ndokush tjeter, inkompetent nuk mundet dhe nuk ka te drejte te vlereson pjesemarrjen e R. Haradinaj ne takimin e thirrur nga Presidentja.

Por per me shume fatkeqesi, z. Hoxha nuk futet fare ne qendrimet qe i paraqiti kryetari i AAK ne takim, z. Haradinaj, pa njeanshmerisht vlereson, se gjoja gabim taktik.

Jo nuk ishte gabim!

Diskutime dhe bisedime behen me cdo situate. Te perkujtohen bisedimet ne mes paleve ne lufte dhe ne konflikte politike etj.

Qellimi eshte paraqitija dhe ruajtja e qendrimeve politike, pa leshime ne deme

te shtetit.

Kete duhet vleresuar!

Cdo kush qe e barazon takimin e sotem te Ramush Haredinaj me takimin e vitit 1998 me Zemajn ne Dukagjin nuk shkon. Jane dy gjera te ndryshme, ndonese te nje medalje, te shtetit te Kosoves.

Pra, perkundrazi!

Atehere dhe sot takimet shkuan dhe shkojne ne interes te kombit. Ne te kunderten atehere do kishte konflikte vellavrasese e edhe sot eshte gjendja e njete.

Edhe sot, si atehere, ne takim, Z. Haradinaj i riktheksoi qendrimet e tere opozites. Me ate ai e barti mendimin dhe kerkesat ne te gjitha nivelet e UE dhe ne SHBA.

Beri te qarte te ardhmen e vendit dhe rrugen qe duhet ndjekur vendi per te ecur nga shteti i lire dhe sovran. Pra, as kjo nuk edhte ne kundershtim me shtetin e Kosoves.

Vleresimet behen mbi keto baza, e jo mbi baza individuale, te cilat jane ne kundershtim me parimet e shtetit te Kosoves.

Partite i kane qendrimet e veta te vecanta. Ndaj jane parti te pavarura. Ndryshe nuk do kishte parti.

Dhe, per fund: Veprimet e z. Haaedinaj i analizon vetem AAK dhe populli i Kosoves me votat e veta. Ata e vertetojne ate veprimrari. Askush tjeter nuk ka te drejte vleresimi te R. Haradinaj.

MK