Kelmendi kundër paradës nga LGBTI: Janë bartës të AIDS-it

Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka dalë kundër Paradës së Krenarisë së komunitetit LGBTI, që është paralajmëruar të mbahet më 10 tetor.

Lajme

05/10/2017 16:04

Sipas Kelemndit, kjo paradë nuk do të duhet të ndodhte sepse homoseksualet nuk janë komunitet që vendi krenohet me ta, por, sipas tij, janë bartës të AIDS’it.

Kelmendi në një status në Facebook ka komentuar paradën e paralajmëruar të homoseksualëve në sheshin e Prishtinës, duke thënë se diçka e tillë nuk është e nevojshme pas vendi, sipas tij, nuk krenohet me këtë komunitet, sipas tij të dëmshëm.

Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:

Nuk na duhet parada e homoseksualëve.

Me 10 tetor në Prishtinë do të mbahet parada e homoseksualëve.

Prishtina këtë muaj do të jet nikoqire e paradës së homoseksualëve e cila titullohet ” në emër të dashnisë”.

A i duhet kjo paradë qytetarëve të Kosovës?

Unë mendoj që kjo paradë nuk i duhet as popullit tonë dhe as vendit tonë.

Parada duhet të bëjnë ato shtresa të shoqërisë që ne krenohemi me to.

Psh. paradë mund të bëjnë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë Kosovës, të cilat e ruajnë dhe mbrojnë vendin dhe popullin tonë.

Ndërsa homoseksualët as nuk e ruajnë dhe as nuk e mbrojnë vendin dhe popullin tonë.

Por përkundrazi homoseksualët rrënojnë dhe shkatërrojnë vendin dhe popullin tonë. Ata synojnë ta përhapin këtë sëmundje në vendin tonë dhe të paraqesin diçka si normale në emër të demokracisë.

Se sa janë të rrezikshëm homoseksualët, tregon fakti se ata janë bartësit kryesor të sëmundjes vdekjeprurëse AIDS.

Njëherit homoseksualët e kanë të ndaluar të dhurojnë gjak në vendet e BE-së, SHBA-së dhe në vendet tjera./Lajmi.net/