Kelmendit iu ofrua MZHE-ja ose MBPZHR-ja, ai dëshironte titull jo angazhim

Vazhdon ‘drama’ me deputetin Ramiz Kelmendi.

Lajme

29/04/2016 22:22

Ai para pak orësh dha dorëheqje nga PDK-ja, por burime të lajmi.net bëjnë të ditur se atij ju ofrua posti i ministrit, madje ia mundësuan të zgjedh njërin, në mesin e dikastereve më të fuqishëm që ka kjo parti në Qeveri, në fushën e ekonomisë.

Ky burim thotë për lajmi.net se Kelmendit iu ofrua posti i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, pra në vend të Blerand Stavilecit si dhe iu la të zgjedhte edhe mes postit të ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, që aktualisht është Memli Krasniqi.

Kelmendi del të mos e ketë pasur të rëndësishëm angazhimin e tij ekonomik, pra post menaxherial, siç edhe deklaroi pas largimit nga PDK-ja.

Duket se ai kishte për qëllim titullin dhe të vazhdonte me bizneset e tij, pra këto të fundit t’i zhvillonte edhe më shumë përmes postit qeveritar./ Lajmi.net