Kelmendi: Fituesi është Vuçiq, tanimë ka fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovës.

Lajme

23/10/2017 07:42

Kjo pasi që, sipas tij,Lista Serbe e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me 47 për qind.

“Dhe dushi i ftohtë për fund:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë – Lista Srpska e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me rreth 47%.

Fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!

Natën e mirë! ?”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.